Doha fton industrialistët turq të përfitojnë nga investimet në Katar

Anëtari i Bordit Drejtues së Dhomës së Tregtisë së Katarit, Muhammed Mahdi Al Ahbabi ftoi industrialistët turq në vendin e tij.

784382
Doha fton industrialistët turq të përfitojnë nga investimet në Katar

Anëtari i Bordit Drejtues së Dhomës së Tregtisë së Katarit, Muhammed Mahdi Al Ahbabi ftoi industrialistët turq në vendin e tij.

Sipas deklaratës së bërë nga Dhoma e Industrialistëve të Rajonit të Egjeut (EBSO), delegacioni kataras i udhëhequr nga Ahbabi vizitoi EBSO-në.  

Në prononcimin e rastit ai tha se ndihma e parë kundrejt embargos së zbatuar nga disa vende arabe me në krye Arabinë Saudite, erdhi nga Izmiri.

Ai shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer politike dhe ekonomike të Turqisë ndaj Katarit dhe propozoi që industrialistët turq, në mënyrë që të përfitojnë më shumë nga investimet në Katar, të hapin një zyrë përfaqësimi në këtë vend.

Ai theksoi se populli i Katarit i sheh shumë pozitivisht produktet turke dhe shtoi; “Ne e dimë se Izmiri është shumë mirë në fushën e industrisë, tregtisë dhe bujqësisë. Ne si industrialistë ju ftojmë dhe stimulojmë të vini në vendin tonë. Dëshira jonë është që investimet të fillojnë sa më shpjet të jetë e mundur”.

Anëtari i Bordit Drejtues së Dhomës së Tregtisë së Katarit, Muhammed Mahdi Al Ahbabi ftoi delegacionin e Dhomës së Industrialistëve të Rajonit të Egjeut (EBSO) që të marrin pjesë në Panairin e Produkteve Turke të Eksportit që do të zhvillohet në muajin nëntor.

Edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Bordit Drejtues të EBSO-së, Ibrahim Gëkçyollu (İbrahim Gökçüoğlu) tha se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Katarit që janë brenda një bashkëpunimi të vazhdueshëm prej vitesh janë përforcuar për shkak të krizës së embargos.

Ai duke bërë të ditur se do të ndajë bisedën e zhvilluar me delegacionin e Katarit me Unionin e Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB) dhe institucionet përkatëse, theksoi se do të përshpejtojnë punimet për hapjen e një zyre tregtare në këtë vend (Katar).



Lajme të ngjashme