Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Trump: Negociata SHBA-Angli për një marrëveshje tregtare të rëndësishme

SHBA-ja po punon për një marrëveshje tregtare, potencialisht shumë e rendësishme dhe premtuese, me Britaninë e Madhe, shkruan Presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetin social “Twitter”...

Trump: Negociata SHBA-Angli për një marrëveshje tregtare të rëndësishme

SHBA-ja po punon për një marrëveshje tregtare, potencialisht shumë e rendësishme dhe premtuese, me Britaninë e Madhe, shkruan Presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetin social “Twitter”.

“Ne po punojmë për një marrëveshje tregtare shumë të rëndësishme me Britaninë e Madhe. Do të jetë shumë e rëndësishme dhe premtuese. Vende Pune! Bashkimi Evropian është shumë proteksionist me SHBA-në. STOP!”, theksoi presidenti amerikan mëngjesin e të martës përmes një postimi në “Twitter”.

Sekretari britanik i Tregtisë Ndërkombëtare, Liam Fox, ndodhet në një vizitë në Uashington, ku mbajti të hënën një fjalim për marrëdhëniet tregtare me SHBA-në në kuadër të Brexit-it.

Ai u takua me përfaqësuesin special për Tregtinë e Jashtme amerikane (USTR), Robert Lighthizer.

Që prej fillimit të muajit korrik, në kuadër të G20-s në Hamburg të Gjermanisë, Presidenti Trump kishte theksuar se SHBA-ja do të arrinte shumë shpejt një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe.

Teorikisht, Anglia nuk mund të arrijë marrëveshje tregtare me vende të treta për aq kohë sa do të jetë në BE, në kuadër të negociatave për Brexit, që pritet të përfundojnë në vitin 2019.



Lajme të ngjashme