Koment – Rënia e çmimit të naftës, Turqia zhvillon punime për të përfituar nga rasti

Kongresi i 22-të Botëror i Naftës i zhvilluar gjatë datave 9-13 korrik në Stamboll, që cilësohet si olimpiada e energjisë, mblodhi emrat pararojë të sektorit energjetik në botë.

Koment – Rënia e çmimit të naftës, Turqia zhvillon punime për të përfituar nga rasti

Ekonomia botërore, zhvillimet e fundit që përjetohen në tregjet e naftës dhe gazit natyror, rritja e popullsisë dhe kërkesa globale të energjisë ishin ndër temat e shqyrtuara në kuadër të kongresit. Ndërkohë që një nga çështjet më të diskutuara në Kongres ishte rënia në çmimet globale të naftës, në rend të ditës erdhi edhe vendimi për kufizimin e stoqeve të naftës së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC). OPEC së fundmi, në muajin janar, kishte bërë deklarata se mund të kufizonin prodhimin e naftës.  Duke qenë se kufizimet e zbatuara në gjysmën e parë të vitit nuk shkaktuan një ulje ashtu siç pritej të stoqeve të naftës, OPEC mori vendim që të vazhdojë me kufizimin edhe për 6 muaj të tjerë.  

Me këto masa të OPEC-ut të marra për të parandaluar tepricën e kërkesës në stoqet e naftës, pritet që në periudhën në vijim të krijohet një ndikim negativ në tregun e naftës. Rritja e prodhimit të naftës nga formacionet argjilore (guror) nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë periudhë të kufizimit të naftës së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, ishte një nga temat e tjera që zuri vend gjerësisht në Kongresin e 22-të Botëror të Naftës.

Rritja e prodhimit të naftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëhet shkak për rritjen e kërkesës globale të naftës që do të nxjerrë në shesh bollëk të naftës. Kjo gjendje parashikohet të bëjë presion me drejtim poshtë në çmimet e naftës që vitet e fundit ka ndjekur një nivel të ulët.

Edhe pse kjo ecuri me shigjetën që tregon drejtimin e uljes përbën një dizavantazh për vendet eksportuese të naftës, për Turqinë që një pjesë të madhe të energjisë e siguron nëpërmjet importit, përmban avantazhe serioze. Turqia në rang botëror është një nga vendet me kërkesën më të lartë të energjisë dhe sigurimi i një pjese të madhe të saj me burime energjetike të importuara përbën një barrë të rëndë financiare, që shkakton shifrat të larta të deficitit buxhetor. Nëse ulja në çmimet e naftës vazhdon edhe për disa vjet, do të përjetohet rënie e deficit buxhetor edhe do të krijojë një ndikim pozitiv mbi ekonominë e Turqisë.

Nëse vlerëson në mënyrë produktive këtë proces ku përjetohen ulje të çmimit të naftës, Turqia mund të bëjë hedhje (nisma) të rëndësishme në fushën e energjisë. Si nga avantazhet e ofruara nga pozicioni gjeografik si dhe rritja për çdo vit e ekonomisë, është padyshim e qartë se Turqia është një nga vendet më ideale në rajon nga aspekti i furnizimit të energjisë. Me projektet dhe partneritetet e realizuara deri më sot ka vënë në shesh (Turqia) në mënyrën më konkrete pozicionin e saj strategjik në fushën e energjisë.

Në një kohë të afërt, Turqia edhe për veten e saj por edhe për furnizimin e rajonit me energji nënshkroi me Rusinë projektin gjigand të “Rrjedhës Turke” ndërse me Azerbajxhanin nënshkroi projektin gjigand të “TANAP” duke u bërë një nga aktorët më të rëndësishëm në fushën e energjisë në rajon.

Turqia do të sigurojë një pjesë të rëndësishme të kërkesës së saj për energji nga këto dy projekte dhe do të luaj një rol efektiv në transportimin në tregjet e vendeve që kërkojnë energji.

Rritja e kërkesës së energjisë përballë rritjes ekonomike çdo vit e më shumë ka bërë që Turqia të kërkojë rrugët e zgjidhjes dhe së fundmi ka vënë në zbatim Politikën e Energjisë dhe Mineraleve Kombëtare. Kjo politikë ka si qëllim që një pjesë të madhe të kërkesës së lartë të energjisë ta sigurojë me burime vendore dhe kjo politikë përbën strategji të përshtatshme për të reduktuar vartjen e jashtme në fushën e energjisë. Mund të themi se kjo politikë ka për qëllim që ti fitojë ekonomisë sa më shpjet të jetë e mundur investimet e energjisë së rinovueshme dhe centralet bërthamore për të cilat po punohet ende.

Turqia sot ka dy projekte të energjisë bërthamore, Centralet Bërthamore Akkuju dhe Sinop. Nëse këto projekte fillojnë aktivitetin e tyre, 10% e kërkesës së energjisë së vendit do të plotësohet nga këto dy centrale. Kundrejt kërkesës në rritje çdo ditë e më shumë të energjisë tregojnë qartë rëndësinë që i jepet çështjes së sigurisë së furnizimit të energjisë nëpërmjet të gjitha projekteve dhe partneriteteve që janë duke u zhvilluar me shpejtësi.  

Përgjatë gjithë Kongresit të 22-të Botëror të Naftës, Turqia zbatoi një diplomaci energjie serioze duke zhvilluar dialogë dhe bisedime në lidhje me të gjitha këto objektiva dhe strategji. Në këtë kuadër çdo hap që do të hidhet do të afrojë edhe më shumë Turqinë drejt synimit për të qenë një qendër e energjisë në rajon duke përforcuar pozicionin e saj aktual.



Lajme të ngjashme