Interesimi i investitorëve të huaj në Turqi vazhdon

“Në lidhje me ekonominë turke investitorët e huaj tani po e shikojnë anën e mbushur të kupës”, deklaroi Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek.

Interesimi i investitorëve të huaj në Turqi vazhdon

Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek bëri të ditur se vazhdon interesimi i investitorëve të huaj në Turqi dhe shtoi se “Në lidhje me ekonominë turke investitorët e huaj tani po e shikojnë anën e mbushur të kupës”.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me këndvështrimin e investitorëve të huaj ndaj Turqisë, Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek tha se Turqia, qoftë për shkak të zhvillimeve të brendshme qoftë për shkak të atyre globale, kaloi nëpër një periudhë të vështirë gjatë vitit 2016.

Simsek bëri të ditur se pas tentativës së grusht shtetit të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), për të kapërcyer tronditjen e besimit, për të parandaluar operacionet e perceptimit dhe për ta kthyer në pozitive perceptimin e investitorëve ndaj Turqisë shpesh janë takuar me rrethet e ekonomisë.

Ai shpjegoi se investitorët e huaj si gjatë takimeve ashtu edhe me anë të telekonferencave i kanë informuar në lidhje me ekonominë dhe reformat e ndërmarra në Turqi, ndërsa shtoi se në këtë kuadër gjatë ditëve të fundit janë takuar me një grup investitorësh në mesin e të cilëve ndodheshin udhëheqësit e mbi 30 fondeve ndërkombëtare.

Simsek bëri të ditur se këtu i kanë informuar në mënyrë të detajuar investitorët e huaj dhe i kanë bërë një përmbledhje gjendjes së fundit të ekonomisë.

“Interesimi i investitorëve të huaj ndaj Turqisë vazhdon. Në lidhje me ekonominë turke investitorët e huaj tani po e shikojnë anën e mbushur të kupës dhe kanë një qasje më konstruktive”, deklaroi ndër të tjera Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek.   



Lajme të ngjashme