Koment – Ekonomia Botërore dhe vendi i Turqisë në G20

G20-a përbëhet nga 19 vendet, që zotërojnë ekonomitë më të zhvilluara dhe të industrializuara në botë dhe nga Bashkimi Evropian, përbën 64% e popullsisë së botës dhe përfaqëson 80% të ekonomisë botërore.

Koment – Ekonomia Botërore dhe vendi i Turqisë në G20

Samiti i Liderëve të G20-ës, që Turqia ishte kryesuese e radhës në vitin 2015, këtë vit u mirëprit në Gjermani në datat 7-8 korrik 2017. G20-a  përbëhet nga 19 vendet, që zotërojnë ekonomitë më të zhvilluara dhe të industrializuara në botë dhe nga Bashkimi Evropian, përbën 64% e popullsisë së botës dhe përfaqëson 80% të ekonomisë botërore. Ndërkohë që në vend të parë radhitet Kina me një popullsi prej 1,38 miliardë banorë, në vend të dytë vjen India me 1,3 miliardë banorë.

 Në G20, ku zënë vend ekonomitë më të mëdha të botës, sipas të ardhurave kombëtare për person, vendin e parë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 57 mijë dollarë, pastaj vjen Arabia Saudite me 55 mijë dollarë dhe e treta Australia me 48 mijë dollarë.

Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Japonia janë 4 vendet e G20 me eksportin më të madh në botë. Gjithashtu duhet nënvizuar se nga 20 vendet që bëjnë më shumë eksport në botë 15 prej tyre janë anëtare të G20-ës. 

Në Samitin e Hamburgut morën pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G20-ës dhe u fokusuan në rritjen ekonomike globale, tregtinë ndërkombëtare dhe rregullimet e tregjeve financiare. Në këtë samiti, ku u rishqyrtuan punimet për objektivat e rritjes së vazhdueshme, me ekuilibër dhe përfshirëse, u trajtuan edhe tema si zhvillimi, punësimi e shëndeti.

G20 siguron bashkëpunimin ndërkombëtarë në çështjet financiare dhe ekonomike dhe qëllimi parësor është që të përcaktohet mënyra se si ekonomia globale ti përgjigjet nevojave më urgjente të njerëzve.

Ndërkaq mund të thuhet se këto nevoja kanë lidhje të afërta me problemet ekonomike globale. Le të marrim shembull tema të tilla si ndryshimet klimatike, emigrimin, varfërinë dhe terrorizmin, që zënë vend ndër problemet më të rëndësishme të ekonomisë globale të kohës sonë.  

Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike të zhvilluar në vitin 2015 u mor vendim detyrues në lidhje me ndryshimet klimatike dhe Marrëveshja e Parisit për Klimën u nënshkrua nga 175 vende. Ndërsa më pas Trump, para një periudhe të shkurtër, me anë të një deklarate, deklaroi vendimin për tu tërhequr nga kjo marrëveshje në të cilën Amerika ishte pjesëtare. Ky vendim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mblodhi reagim të madh në arenën ndërkombëtare, ishte një nga pikat mbi të cilën u qëndrua në Samitin e G20-ës në Hamburg.

Duket qartë që Trump, i ulur në kolltukun e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fillim të muajit janar të këtij viti, në të kundërt të Obamës, nuk e mori seriozisht çështjen e ndryshimit klimatik. Madje duke bërë të ditur se kjo çështje është një mjet për të dobësuar ekonominë e vendit, tha se marrëveshjen në fjalë Kina e mbështet për interes të saj.

Në Samitin e G20-ës, veçanërisht vendet e Bashkimit Evropian, që treguan një reagim të madh ndaj këtij vendimi, shprehën kërkesa që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shikojnë edhe një herë këtë vendim.

Kurse një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar në Samitin e G20-ës ishte kriza e refugjatëve. Turqia mirëpret mbi 3 milionë sirianë si pasojë e luftës civile në Siri që vazhdon prej shumë vitesh dhe gjatë vitit 2015, që ishte kryesuese e radhës së G20-ës, në Samitin e atij viti i dha një vend të gjerë kësaj teme.

Gjatë Samitit të Hamburgut, Turqia përsëriti edhe një herë se çështja e refugjatëve, që është një nga temat më të rëndësishme si nga aspekti i politikës së brendshme ashtu edhe nga aspekti i politikës së jashtme, duhet të trajtohet në mënyrën më konkrete. Por duke parë qëndrimin ndaj krizës së refugjatëve të vendeve të Evropës, që zotërojnë ekonomitë më të zhvilluara, vihet re një qëndrim shumë i ashpër dhe jo konstruktiv. Sidomos Gjermania, mirëpritëse e Samitit, del në plan të parë me një qëndrim larg zgjidhjes së kësaj çështjeje.

Në këtë aspekt, Turqia bëri të ditur se më tepër se dimensioni ekonomik dhe social ky është një problem njerëzimi si dhe zhvilloi takime të rëndësishme për të gjetur zgjidhje në lidhje me këtë çështje. Ndërkaq Evropa duhet të hedhë sa më parë hapa konkrete për të ardhmen e refugjatëve dhe në lidhje me nevojat e refugjatëve në Turqi.

Krahas kësaj edhe çështja e krizës së Katarit, që është një nga çështjet më të rëndësishme të rendit në ditët e fundit, arriti deri në krizën e G20-ës.

Për shkak të kësaj krize që vazhdon me dimensione që mund të ndryshojë ekuilibrat e politikës dhe ekonomisë së Gjirit Persik, Mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz el-Sud deklaroi se nuk do të merrte pjesë në Samitin e Liderëve të G20-ës. Vendimi i Mbretit të Arabisë Saudite, Selman, që është një nga aktorët kyç të problemit që vazhdon në krizën e Katrit, mund të vlerësohet edhe si një tregues i mos arritjes së një vendimi në lidhje me kompromisin e Gjirit.



Lajme të ngjashme