Albayrak: Turqia përkrahë projektet që kontribuojnë në paqe dhe në mirëqenie

Ministri Albayrak mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Dewhurst që u organizua në kuadër të Kongresit të 22-të Botëror të Naftës.

Albayrak: Turqia përkrahë projektet që kontribuojnë në paqe dhe në mirëqenie

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak tha se Turqia do të vazhdoj të përkrahë të gjitha projektet të cilat kontribuojnë në paqe, mirëqenie dhe në sigurinë e furnizimit, ndërsa shtoi se për moto kanë zgjedhur sloganin “Turqia vendi kyç për energji”.

Ministri Albayrak mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Dewhurst që u organizua në kuadër të Kongresit të 22-të Botëror të Naftës.

Kongresin Botëror të Naftës, që realizohet 9 muaj pas Kongresit të 23-të Botëror të Energjisë dhe që mundëson takime në Stamboll, ministri Albayrak e cilësoj si “olimpiadë të industrisë së naftës dhe gazit”.

Duke e bërë të ditur se gjatë këtij kongresi do të kenë rastin për të biseduar për tema të ndryshme në lidhje me industrinë e naftës dhe gazit, ministri Albayrak tha se krahas uljes së investimeve në industrinë e naftës dhe gazit këto dy industri do të vazhdojnë të ruajnë vlerën e tyre edhe gjatë periudhës së ardhshme.

Albayrak dha informata të rëndësishme në lidhje me sektorin e energjisë dhe investimet e Turqisë, ndërsa shtoi se në sektorin e energjisë u jetua një rritje e shpejtë në kërkesa dhe në 15 vitet e fundit është trefishuar fuqia e instaluar elektrike.

Ministri shtoi se gjatë kësaj periudhe u shënua një rritje ekonomike për 5% dhe se Turqia u radhit në krye të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

“Me qëllim të sigurimit të furnizimit për këtë rritje të shpejtë dhe për të formuar një treg të parashikueshëm janë krijuar edhe nevojat për investime”, deklaroi ministri Albayrak ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia synon që të rris investimet posaçërisht për sondazhe dhe prodhim të naftës dhe gazit natyror. Jemi përqendruar në kërkimet e sondazhit për naftë dhe gaz në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi. Aktualisht jemi duke zhvilluar punime intensive në kërkime sizmike në Detin Mesdhe. Dëshirojmë të kryejmë punime të njëjta edhe në Detin e Zi. Jemi përqendruar në punimet sizmike në Detin Mesdhe dhe në Detin e Zi. Pas këtyre do të zhvillojmë aktivitete të avancuara të eksplorimit dhe të sondazheve, në këtë mënyrë do të kontribuojmë në sigurinë e furnizimit”.



Lajme të ngjashme