Irani dhe kompania "Total" nënshkruajnë marrëveshje në fushën e energjisë

Grupi francez “Total” do të nënshkruajë sot një marrëveshje 4,8 miliardë dollarë me Iranin.

Irani dhe kompania "Total" nënshkruajnë marrëveshje në fushën e energjisë

Grupi francez “Total” që drejton një konsorcium ndërkombëtar me kompaninë kineze CNPCI, do të nënshkruajë sot një marrëveshje 4,8 miliardë dollarë për të zhvilluar punimet në një fushë të rëndësishme gazsjellëse, duke u renditur e para kompani perëndimore në këtë sektor që investon në Iran.

“Marrëveshja ndërkombëtare për zhvillimin e fazës 11 të Pars-Jug do të nënshkruhet të hënën në prani të ministrit të Energjetikës dhe kryesisë së “Total”, të kompanisë kineze CNPCI dhe shoqërisë iraniane Petropars”, njoftoi për median një zëdhënës i Ministrisë iraniane të Energjetikës.

CEO i grupit francez, Patrick Pouyanné do të marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e marrëveshjes, referuar ministrisë.

Marrëveshja paraprake u nënshkrua në nëntorin e 2016 në Teheran.



Lajme të ngjashme