Schauble: FMN-ja për herë të fundit në një program grek shpëtimi

FMN, kreditor i Greqisë përkrah zonës euro, nuk do të marrë më pjesë në një program grek shpëtimi, theksoi ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble

762686
Schauble: FMN-ja për herë të fundit në një program grek shpëtimi

Fondi Monetar Ndërkombëtar, kreditor i Greqisë përkrah zonës euro, nuk do të marrë më pjesë në një program grek shpëtimi, theksoi ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja greke “Ta Nea”.

“Ne kemi rënë dakord (zona euro dhe FMN) që programi i tretë grek (2015-2018) do të jetë i fundit me pjesëmarrjen e FMN-së”, theksoi ministri, i njohur për ashpërsinë e tij në çështjen e ristrukturimit të borxhit grek.

FMN-ja vazhdon të kërkojë lehtësim të borxhit grek, një zgjidhje sipas institutit për t’i dhënë një frymë të re ekonomisë së vendit.

Duke qenë pjesëmarrëse financiarisht në dy kreditë e para ndërkombëtare dhënë për të shmangur krizën e borxhit, FMN mbetet e pranishme në programin e tretë grek, por refuzon për momentin të japë para nëse zona euro nuk vendos të lehtësojë borxhin grek, aktualisht 180 për qind e PBB-së.

Sipas ministrit, rregullat e FMN-së korrespondojnë me një vend që disponon monedhën e saj, por jo me një vend anëtar të një unioni monetar.

“Kreditë ndërkombëtare akorduar Greqisë që prej shpërthimit të krizës së borxhit në vitin 2010 dhe shoqëruar me masa shtrënguese, kanë dhënë rezultate, por jo zgjidhje të problemit”, theksoi Wolfgang Schauble, i cili shpreson për një zgjidhje të problemit aktual në 2018.



Lajme të ngjashme