Koment – Turqia do të vazhdojë të rritet ekonomikisht

Vlerësim i prof. dr. Erdal Tanas Karagol nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit” në Ankara, në lidhje me rritjen ekonomike të Turqisë në çerekun e parë të vitit 2017.

760776
Koment – Turqia do të vazhdojë të rritet ekonomikisht

Ekonomia e Turqisë në çerekun e parë të vitit 2017 me 5% regjistroi një rritje mbi pritshmërinë. Pas deklarimit të të dhënave të rritjes ekonomike, reagimi i parë pozitiv erdhi nga tregjet. Kurse tani agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive, Fitch e ka ndryshuar pritshmërinë e saj për ekonominë turke në drejtim pozitiv.

Në raportin e Panoramës Globale Ekonomike të muajit qershor, Fitch deklaroi se ka revizionuar për lart shifrat e rritjes ekonomike të Turqisë. Në deklaratat e bëra më parë kjo agjenci për vitin 2017 dhe 2018 i mbante të ulëta parashikimet për Turqinë në një nivel prej 2,3% ndërkohë që u realizua një rritje dyfish.

Arsyeja e parë e revizionimit të pritshmërive të Fitch për Turqinë mund të tregohet rritja prej 5% që shënoi Turqia në tre muajt e parë të vitit 2017. Fitch që në parashikimet e para për rritjen ekonomike të Turqisë në vitin 2017 kishte përcaktuar 2,3%, së bashku me treguesit ekonomik me një ecuri pozitive këtë parashikim e rriti në 4,7%. Të dhënat pozitive që priten për rritjen ekonomike edhe në çerekun e dytë e bëjnë të nevojshme që Fitch të vazhdojë të rrisë notën edhe pas kësaj.

Përpara deklarimit të informacioneve në lidhje me çerekun e parë të vitit 2017, në lidhje me pritshmëritë e rritjes së Turqisë u bë një revizionim edhe nga ana e Bankës Botërore. Revizionimet e Bankës Botërore dhe Fitch në favor të Turqisë janë tregues të faktit se rritja mund të vazhdojë edhe në procesin në vijim.

Ashtu siç mund të kujtoni, pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit në 15 korrik 2016, Fitch dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare të vlerësimit të kredive, duke u vënë menjëherë në veprim, ulën notën e Turqisë. Kurse ekonomia e Turqisë që mbeti ballë për ballë me punimet e dëmtimit të imazhit në tregjet ndërkombëtare, duke mbrojtur rezistencën, tejkaloi pengesat me dinamikat e saj të fuqishme. Me qëndrimin e fortë dhe stimulimet e siguruara në ekonomi, përpjekja e qeverisë në këtë proces, luajti një rol shumë të rëndësishëm. Reformat e realizuara dhe që synohen në politikë dhe ekonomi ishin shumë ndikuese në vlerësimin e agjencive ndërkombëtare kundrejt Turqisë dhe kjo u vu re edhe në vendimin e fundit të deklaruar nga Fitch.

Gjithashtu, me rritjen ekonomike të realizuar mbi pritshmëritë, duhet pasur parasysh edhe suksesi i arritur nga Turqia ndërmjet vendeve të G-20 dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Ndër vendet e G-20 Turqia u radhit e treta pas Kinës dhe Indisë ndërsa ndër vendet e OECD-së u radhit vendi i dytë me rritjen më të shpejtë ekonomike.

Turqia arriti shifra të larta të rritjes ekonomike pavarësisht tentativës së dështuar të grushtit të shtetit dhe u radhit ndër ekonomitë e vendeve pararojë duke arritur gjithashtu edhe në nivelin e vendeve konkurruese me vendet e sipërcituara dhe në këtë temë këto përpjekje janë për tu lavdëruar. Në këtë aspekt, rritja ekonomike e shënuar në çerekun e parë të vitit 2017, mban cilësinë e një përgjigjeje ndaj perceptimit negativ që mundohej të krijohej kundër ekonomisë së Turqisë.

Turqia duke hyrë në një periudhë të re me referendumin e 16 prillit, la pas paqartësitë ekonomike dhe hapi dyert e procesit ku merret për bazë stabiliteti. Sot në Turqi me masat e marra edhe në politikë edhe në ekonomi dhe ndikimin e rregullimeve të bëra mbizotëron një mjedis besimi në mbarë vendin. Në këtë aspekt do të prezantohet një hartë rrugore që do të marrë për bazë sistemin e ri në politikë dhe stabilitetin ekonomik dhe që heq pengesat burokratike dhe sistemin me shumë koka.

Fakti që në procesin që do të vazhdojë deri në vitin 2019 nuk do të zhvillohet asnjë zgjedhje (e përgjithshme), do të sigurojë që elementet e ekuilibrit të qarta në ekonomi të zënë pozicion në mënyrë më të shëndetshme. Për shembull; në këtë proces ku mbizotëron besimi dhe stabiliteti, investitorët vendas dhe të huaj do të mund të bëjnë lehtësisht investimet e tyre. Rritja që do të përjetohet në kërkesat e brendshme dhe të jashtme do të sigurojnë një kontribut pozitiv të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të Turqisë. 

Performanca e rritjes ekonomike e Turqisë e shfaqur në çerekeun e parë të vitit mund të vlerësohet si një tregues pararojë. Tani kemi një Turqi që është shumë pranë realizimit të objektivave të vazhdimësisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse dhe arritjes së nivelit konkurrues në tregjet ndërkombëtare. Ekonomia e Turqisë ka zënë vend një majat e ekonomive pararojë në botë që bën që agjencitë ndërkombëtare të revizionojnë pritshmëritë e tyre në drejtim pozitiv, me reformat që do të realizojë në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të rritet duke u fuqizuar edhe më shumë.



Lajme të ngjashme