SHBA – Presidenti Trump njofton kufizime ndaj udhëtimeve dhe tregtisë me Kubën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të njoftojë të premten hapat që do të ndërmerren për të rivendosur disa kufizime ndaj udhëtimeve dhe tregtisë me Kubën, pas lehtësimit të embargos ndaj ishullit komunist nga ish-presidenti, Barack Obama...

754356
SHBA – Presidenti Trump njofton kufizime ndaj udhëtimeve dhe tregtisë me Kubën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të njoftojë të premten hapat që do të ndërmerren për të rivendosur disa kufizime ndaj udhëtimeve dhe tregtisë me Kubën, pas lehtësimit të embargos ndaj këtij vendi nga ish-presidenti, Barack Obama.

Presidenti Obama e lehtësoi embargon ndaj Kubës përmes urdhrave ekzekutivë, që Trump mund t’i anulojë me lehtësi.

Vetëm Kongresi mund ta shfuqizojë përfundimisht enbargon që hyri në fuqi në vitin 1962.

“Në konferencën për shtyp në Majemi, Trump do të njoftojë kufizimet mbi udhëtimin e personave në ishull dhe do të urdhërojë Departamentin e Thesarit të SHBA-së dhe agjencitë e tjera të vendosin disa rregullore për të ndaluar pagesat direkte ndaj shërbimit ushtarak dhe sekret të Kubës”, thanë zyrtarët e lartë të administratës.

“Ky vendim ka si qellim shënjestrimin e elementeve shtypës të regjimit kuban lidhur me shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe jo popullin kuban”, raportuan zyrtarët e administratës.

Zyrtarët e SHBA-së do të zbatojnë një urdhër kufizues ndaj turizmit që pengon shkëmbimet individuale midis personave që ishin lejuar nën drejtimin e Obamës.

Ky proces nuk ka për qellim dëmtimin e bizneseve amerikane që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Kubë që pas lehtësimit të kufizimeve nën drejtimin e Obamës dhe do të ketë përjashtime ndaj rregulloreve për linjat ajrore, anijet turistike dhe bizneset e tjera.



Lajme të ngjashme