Bashkimi Evropian miraton një ndihmë me vlerë 100 milionë euro për Moldavinë

Bashkimi Evropian i hapi të enjten dritën e gjelber me 100 milionë euro ndihmë financiare e madhe ndaj Moldavisë, por Brukseli kërkon që ky shtet i varfër i Evropës Lindore, në recesion të thellë, të intensifikojë luftën kundër korrupsionit...

Bashkimi Evropian miraton një ndihmë me vlerë 100 milionë euro për Moldavinë

Bashkimi Evropian i hapi të enjten dritën e gjelber me 100 milionë euro ndihmë financiare e madhe ndaj Moldavisë, por Brukseli kërkon që ky shtet i varfër i Evropës Lindore, në recesion të thellë, të intensifikojë luftën kundër korrupsionit.

“Ndihma është një kredi me normë të përballueshme në kuotën e 60 milionë eurove dhe donacione me vlerë 40 milionë euro, në formë ndihme për stabilitetin ekonomik të vendit dhe në mënyrë të veçantë për të mbuluar nevojat e financimeve të jashtme për periudhën 2017-2018”, bënë të ditur shtetet anëtare të BE-së në një deklaratë.

Unioni ndërpreu në fillim të vitit 2015 ndihmën e saj ndaj Kishinevit, pas zbulimit të mashtrimeve kolosale në sistemin bankar moldav.

Kjo ish-republikë sovjetike, e cila emëroi në fund të 2016-s një president prorus, ndërkohë që qeveria është kryesisht proevropiane, u trondit në 2015-n nga zhdukja e një miliard dollarëve nga arkat e tre bankave ose e barazvlefshme me 15 për qind të produktit të brendshëm bruto të vendit.

Ish-kryeministri Vlad Filat u dënua në qershorin e vitit 2016 me nëntë vite burg pasi kishte përfituar rreth 260 milionë dollarë ryshfete në këtë çështje.



Lajme të ngjashme