Angli – Hammond: Punësimi dhe ekonomia prioritet në negociatat për Brexit

Prioriteti i negociatave për Brexit është që të mbrojë punësimin dhe rritjen ekonomike, theksoi të premten ministri britanik i Financave, Philip Hammond, tre ditë para se të fillojnë bisedimet me BE-në...

754364
Angli – Hammond: Punësimi dhe ekonomia prioritet në negociatat për Brexit

Prioriteti i negociatave për Brexit është që të mbrojë punësimin dhe rritjen ekonomike, theksoi të premten ministri britanik i Financave, Philip Hammond, tre ditë para se të fillojnë bisedimet me BE-në.

“Ndërkohë që fillojmë negociatat, mendimi im, dhe besoj se është opinioni i shumicës së njerëzve në Britaninë e Madhe, është se duhet t’i japim prioritet mbrojtjes së punësimit, të rritjes ekonomike dhe të mirëqënies”, deklaroi Hammond para se të fillonte një mbledhje me 28 ministrat e Financave të BE-së në Luksemburg.

“Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, që dolën një fiasko për Kryeministren Theresa May, Hammond, mbështetës i BE-së për arsye ekonomiko-pragmatike, i kishte kërkuar asaj të mendonte për punësimin në fillim gjatë negociatave të Brexit”, sipas medias britanike.

Por, në skenarin e një Brexit-i të ashpër, Britania e Madhe do të dalë nga tregu unik evropian, do të mbyllë kufijtë për emigracionin evropian dhe do të dalë gjithashtu nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Madje kryeministrja britanike ka theksuar se “më mirë të dalësh nga BE-ja pa marrëveshje sesa me një marrëveshje të keqe”.



Lajme të ngjashme