Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shqipëri – Qeveria bëhet gati të hap tenderin për Rrugën e Arbrit

Brenda këtyre ditëve Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë (MTI) do të hapë tenderin për ndërtimin e rrugës së Arbërit, bënë të ditur burime nga Tirana zyrtare...

Shqipëri – Qeveria bëhet gati të hap tenderin për Rrugën e Arbrit

Brenda këtyre ditëve Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë (MTI) do të hapë tenderin për ndërtimin e rrugës së Arbërit, bënë të ditur burime nga Tirana zyrtare.

Përmes një vendimi, qeveria i dha 10 pikë bonus kompanisë shqiptare “Gjoka Construction”, e cila është vetofruar për të ndërtuar këtë rrugë. Sipas ofertës së kompanisë “Gjoka Construction”, rruga do të kushtojë 33,6 miliardë lekë dhe ndërtimi do të zgjasë 46 muaj.

Vepra do të financohet përmes një skemë të përbashkët mes kompanisë private dhe buxhetit të shtetit. Më saktësisht, kompania do të financojë rreth 190 milionë euro nga paratë e saj, ndërkohë që shteti do të paguajë 60 milionë euro të tjera nga buxheti, gjatë periudhës së ndërtimit.

Pasi të ketë përfunduar plotësisht ndërtimin, kompania do të paguhet me këste nga buxheti për një periudhë që mund të shkojë deri në 15 vjet, sipas programit 1 miliard euro të rindërtimit, që është lëshuar nga qeveria.

Aktualisht Rruga e Arbrit ka përfunduar plotësisht në 20,1 kilometra, ndërkohë që 15 kilometra të tjera janë ndërtuar pjesërisht.

Kompania private ka propozuar një variant, sipas të cilit gjatësia totale e rrugës është 69 kilometra dhe përfshin një tunel. Veç kostove të ndërtimit, në ofertë kompania ka marrë përsipër edhe mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për një periudhë 10-vjeçare pas ndërtimit.

Ky projekt ka nisur që në vitin 2008. Rruga e Arbrit do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 70 kilometrash.

Rruga e Arbrit do t’i shërbejë jo vetëm zhvillimit ekonomik të vendit e rajoneve nga do të kalojë, por do t’i shërbejë edhe njohjes së mëtejshme të historisë së lashtë të Shqipërisë. Ajo ka qenë rruga kryesore e vendit krahas Rrugës Egnatia që në lashtësi.



Lajme të ngjashme