Greqi – Ekonomia shënon rritje në tremujorin e parë të 2017-s

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në Greqi ka regjistruar rritje me 0,4 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin e katërt të vitit 2016, theksoi të premten Instituti i Statistikave të Greqisë (ELSTAT)...

Greqi – Ekonomia shënon rritje në tremujorin e parë të 2017-s

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në Greqi ka regjistruar rritje me 0,4 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin e katërt të vitit 2016, theksoi të premten Instituti i Statistikave të Greqisë (ELSTAT).

Ky lajm erdhi ndërkohë që vendi është në negociata me kreditorët, BE dhe FMN, në kuadër të një takimi vendimtar në mes të muajit qershor të ministrave të Financave të zonës euro (Eurogrup).

“Sipas të dhënave aktuale të korrigjuara, PBB-ja është rritur me 0,4 për qind në tremujorin e parë të 2017-s në krahasim me tremujorin e katërt të 2016-s kundër një kontraktimi me 0,1 për qind, publikuar fillimisht gjatë vlerësimeve të para më 15 maj”, theksoi në një komunikatë ELSTAT-it.

“Në një vit, PBB-ja është rritur me 0,4 për qind kundër një kontraktimi prej 0,5 për qind të njoftuar më parë”, sipas të njëjtit burimi.

Greqia parashikon një rritje ekonomike me 1,8 për qind të PBB-së në vitin 2017.

Gjatë takimit të Eurogrupit, Athina shpreson për zhbllokimin e një kësti tjetër nga kredia ndërkombëtare, shoqëruar me hapjen e bisedimeve mbi masat për lehtësimin e barrës së borxhit publik prej 179 për qind të PBB-së në 2016-n.



Lajme të ngjashme