Itali – Kompania “Alitalia” në grevë, 200 fluturime të anuluara
Kompania ajrore italiane, “Alitalia”, vendosur nën tutelë për shkak të vështirësive të mëdha, njoftoi anulimin e 200 fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare për shkak të një greve nga një pjesë e personelit...
740871

Kompania ajrore italiane, “Alitalia”, vendosur nën tutelë për shkak të vështirësive të mëdha, njoftoi anulimin e 200 fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare për shkak të një greve nga një pjesë e personelit.
“Një zgjidhje alternative është gjendur tashmë për 80 për qind të pasagjerëve përkatës”, theksoi kompania në internet.
“Alitalia”, e cila ka regjistruar humbje që prej disa viteve, është vendosur nën tutelë më 2 maj, me kërkesë të aksionerëve, pas refuzimit nga personeli për një plan ristrukturimi që parashikonte 1.700 shkarkime nga puna.