Turqia me Greqinë mbeten destinacionet më të preferuara për qytetarët e Maqedonisë

Kryetar i Odës Turistike-Hotelierike të Maqedonisë, Arkan Kerim thotë se edhe këtë vit destinacioni më i preferuar për qytetarët e Maqedonisë për të kaluar pushimet verore mbetet Turqia dhe Greqia.

turizm bodrum.jpg
antalya turizm.jpg
bodrum, turizmi.jpg
antalya, turizmi.jpg
Dünya turizminde yeni rekor.jpg
antalya turizm.jpg

Në konferencën për shtyp "Agjencitë turistike me analiza para fillimit të sezonit veror", mbajtur në hapësirat e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë në Shkup, agjencitë turistike theksuan se një pjesë e paketave turistike janë shitur si rezultat i rezervimeve të hershme për pushime verore që përfshijnë oferta me zbritje, ndërsa shumica e paketave pritet të shiten në periudhën e ardhshme, raporton agjencia e lajmeve AA.

Kryetar i Odës Turistike-Hotelierike të Maqedonisë, Arkan Kerim, bëri të ditur se sikurse viteve tjera edhe këtë vit destinacioni më i preferuar për qytetarët e Maqedonisë mbetet Turqia dhe Greqia.

“Më të kërkuarat janë paketat për në Turqi, sidomos ato në zonën e Antalisë dhe ato për në Greqi. Organizimi i mirë, cilësia e lartë e shërbimeve hotelierike, deti dhe klima e favorshme gjithmonë janë arsyet për të cilat kërkohet dhe vizitohet Turqia”, tha Kerim.

Kerim njoftoi se pas dy javësh nga Maqedonia për në Turqi do të ketë tetë fluturime në javë, gjë e cila sipas tij, do të rrit edhe më shumë interesin e qytetarëve të Maqedonisë për të kaluar pushimet në Turqi.

Lidhur me pyetjen se a ndikon gjendja aktuale politike në Turqi në reduktimin e numrit të qytetarëve që kanë dëshirë të kalojnë pushimet verore në Turqi, Kerim thekson se: “Që nga Viti i Ri e këndej Turqia nuk ka asnjë problem dhe këtë vit për në Turqi ka një interes shumë më të madh. Siç e shihni ngjarje të pakëndshme ndodhin gjithkund. Kush do të besonte se në Manchester do të ndodhte një gjë e tillë, por fatkeqësisht ndodhi”, u shpreh Kerim.

Agjencitë turistike të Maqedonisë thonë se duke u bazuar në vlerësimet e tyre paraprake të bëra gjatë ndikimit të krizës politike në vend dhe heshtjes së qytetarëve si rezultat i pasigurisë, këtë vit pritet që të jetë një sezon i suksesshëm me stabilizim të tregut.



Lajme të ngjashme