Medvedev: Vendimi për heqjen e pengesave të tregtisë me Turqinë do të vihet menjëherë në jetë

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev tha se vendimin për të hequr pengesat tregtare me Turqinë do ta vejnë në jetë në një mënyrë të shpejtë.

Medvedev: Vendimi për heqjen e pengesave të tregtisë me Turqinë do të vihet menjëherë në jetë

Medvedev vizitoi Konsullatën e Rusisë në Stamboll dhe iu përgjigj gazetarëve që e shoqëronin në lidhje me takimet në Turqi.

“Në kuadër të punimeve të qeverisë, vendimi do të vihet në jetë në mënyrë të shpejtë. Do të përgatiten dokumentet e nevojshme dhe unë do ti nënshkruaj ato. Heqja e pengesave, përgjithësish, krahas domates përfshin edhe fruta-perimet e tjera. Projektvendimi, që do të nënshkruhet, përfshin edhe heqjen e pengesave për përdorimin e krahut të punës (punëtorët turq) dhe disa pengesave që përdoren në disa sektore përfshi edhe atë të ndërtimit” tha Medvedev.

Duke theksuar edhe rëndësinë e fillimit të ndërtimit të pjesës së detit të gazsjellësit Rrjedha Turke, Medvedev u shpreh se pas fazës së ndërtimit në det, do të kalohet në ndërtimin e pjesës tokësore në territoret turke me një gjatësi prej afërsisht 200 kilometra të gjatë.

Kryeministri i Rusisë bëri të ditur se vazhdojnë takimet për të përcaktuar pikën e daljes së linjës së dytë të Rrjedhës Turke në Evropë.



Lajme të ngjashme