Stambolli, më i preferuari nga të huajt që blejnë banesa në Turqi

Ndërkohë që Stambolli është qyteti më i preferuar i investitorëve të huaj për të blerë banesa në Turqi, për turqit është Miami nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Stambolli, më i preferuari nga të huajt që blejnë banesa në Turqi

Me ligjësimin e rregullimeve (ligjore) që u sigurojnë të huajve mundësinë për të blerë banesa në Turqi, shitja e banesave për këtë kategori ka shënuar rritje që nga viti 2012 e këtej.

Rreth një e treta e 18 mijë banesave të blera nga shtetas të huaj vitin e kaluar u shitën në Stamboll. Ndërsa Stambolli renditet i pari në listë me 5 mijë e 811 banesa të shitura, Antalya është e dyta me 4 mijë e 352 banesa dhe Bursa është e treta me 1 mijë e 318 banesa të shitura. Irakianët janë të parët në numër në mesin të huajve që kanë blerë banesa në Turqi. Në pesëshen e parë hyjnë gjithashtu shtetasit nga Arabia Saudite, Kuvajti, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndërsa 5 mijë e 811 nga gjithsej 18 mijë të huaj që kanë blenë banesa në Turqi vitin e kaluar preferuan Stambollin, për rreth 1 mijë e 500 shtetas turq që kanë blerë prona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të njëjtën periudhë qyteti më i preferuar ka qenë Miami. 

Në Miami është mundur të gjesh shtëpi me vlerë 75-100 mijë dollarë. Këto shtëpi mund të jepen me qira. Nëse jepen me qira ato e nxjerrin investimin mesatarisht për 15 vjet. E parë në këtë aspekt, blerja e shtëpisë në Miami është një investim i bërë edhe për kënaqësi, edhe fitimprurës.

Shumica e banesave në Stamboll blihen nga arabët. Disa nga arsyet që e bëjnë Stambollin më të favorizuar në këtë drejtim është se këtu mund të gjesh banesa me çmim të përshtatshëm për çdo buxhet, pastaj Stambolli është edhe një qytet kozmopolit.



Lajme të ngjashme