Greqia në grevë të përgjithshme 24-orëshe kundër masave shtrënguese

Një grevë e përgjithshme 24-orëshe filloi të mërkurën në Greqi kundër masave të reja shtrënguese, të kërkuar nga kreditorët e vendit dhe të debatuara në Parlament...

Greqia në grevë të përgjithshme 24-orëshe kundër masave shtrënguese

Një grevë e përgjithshme 24-orëshe filloi të mërkurën në Greqi kundër masave të reja shtrënguese, të kërkuar nga kreditorët e vendit dhe të debatuara në Parlament.

Me kërkesë të sindikatave publike dhe private, greva ka prekur kryesisht sektorin e transportit. Transporti publik në Athinë, metrotë, autobusët dhe tramvajet do jenë të bllokuara gjatë gjithë ditës.

Linjat detare drejt ishujve janë bllokuar tashmë që prej ditës së martë, pasi marinarët kanë vendosur një grevë prej 48 orësh.

Shumë fluturime, kryesisht të brendshme, janë anuluar ndërkohë që për fluturimet ndërkombëtare është dashur riprogramimi i orareve për shkak të ndërprerjes së punës së pilotëve.

Shkollat janë mbyllur dhe spitalet funskionojnë me personel të reduktuar.

Grumbullimet kanë nisur në qendër të Athinës me kërkesë të sindikatës private, GSEE dhe asaj publike, Adedy.

“Ne dëshirojmë të japim një mesazh të qartë për qeverinë, Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar që ne s'do të lejojmë shkatërrimin e jetës sonë”, theksoi për median Alekos Perrakis, anëtar i njërës prej sindikatave.



Lajme të ngjashme