Turkish Cargo do të fluturojë fruta-perimet e Turqisë në mbarë botën

Pas përfundimit pozitiv të negociatave ndërmjet eksportuesve turq të fruta-perimeve të freskëta me Turkish Cargo, kompaninë e transportit të mallrave të Linjave Ajrore Turke, eksporti ajror do të fillojë brenda një kohe të shkurtër me qershinë.

Autoritetet e Turkish Cargo, Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë dhe anëtarëve të Unionit të Eksportuesve të fruta-perimeve të freskëta të Egjeut u takuan në qytetin e Izmirit.

Eksportuesit në negociata bënë të ditur se kërkojnë të eksportojnë 172 mijë ton fruta-perime të freskëta nëpërmjet transportit ajror dhe kërkuan nga Turkish Cargo që të rrisin kapacitetin dhe destinacionet si dhe të ulin koston e transportit 30%-50%.

Në takim u arrit marrëveshje që sipas itinerareve të bëhen ulje të ndryshme dhe të rritet kapaciteti i avionëve.

Me këtë marrëveshje si fillim planifikohet që këtë vit të eksportohen 20 mijë ton fruta-perime në 35 pika të ndryshme.

Lajme të ngjashme