TOKI fillon rindërtimin e banesave të shkatërruara nga terrori

Nga projekti për ndërtimin e gjithsej 75 mijë banesave në Rajonin e Anadollit Juglindor, filloi ndërtimi i 18 mijë e 896 banesave.

TOKI fillon rindërtimin e banesave të shkatërruara nga terrori

Agjencia për Administrimin e Banesave Kolektive ose siç njihet ndryshe edhe si Agjencia e Zhvillimit të Strehimit (Toplu Konut İdaresi-TOKI) që varet nga Kryeministria e Turqisë filloi rindërtimin zonave të ndryshme në rajonin e Anadollit Juglindor të shkatërruar nga Terrori.

Nga projekti për ndërtimin e gjithsej 75 mijë banesave në Rajonin e Anadollit Juglindor, filloi ndërtimi i 18 mijë e 896 banesave.  

Kryetari i TOKI-t, Ergyn Turan (Ergün Turan) bëri të ditur se që nga viti 2002 e deri më sot në Juglindje kanë investuar 20 miliardë lira turke.

Ai bëri të ditur se janë duke ndërtuar shumë banesa për të cilat ndjejnë nevojë banorët e këtij rajoni.

“Në kuadër të planeve për vitet 2016-2019, brenda tre viteve kemi si objektivë të ndërtojmë rreth 60 mijë banesa në Lindje dhe Juglindje të vendit. Rindërtimin e qyteteve të dëmtuara nga terrori do ta përfundojmë në vitin 2019” tha Turan.

TOKI në kuadër të punimeve të zbatuara deri më tani në rajonin e Anadollit Juglindor ka projektuar 75 mijë e 605 banesa. Ndërkohë që me 50 mijë banesa dalin në plan të parë qytete me banim të dendur si Gaziantep, Dijarbakër (Diyarbakır) dhe Shanllëurfa (Şanlıurfa) në qytete të tjera si Adëjaman (Adıyaman), Batman, Kilis, Mardin, Siirt dhe Sërnak (Şırnak) janë bërë projekte që kanë kaluar 24 mijë banesat. Ndërkaq në këto rrethe vazhdojnë projektet për rikonstruktimin e ambienteve të jetesës dhe projektet e pajisjeve sociale.



Lajme të ngjashme