Koment – Reformat që duhen bërë në ekonominë e Turqisë pas referendumit

Turqia duke reduktuar vartësinë nga burimet energjetike të importuara dhe duke i dhënë prioritet burimeve vendore do të mund të reduktojë dukshëm deficitin buxhetor.

Koment – Reformat që duhen bërë në ekonominë e Turqisë pas referendumit

Rezultati pozitiv i referendumit të zhvilluar në 16 prill, që miratoi ndryshimin e sistemit qeverisës, është në cilësinë e një pike kthesë për vazhdimin e stabilitetit politik dhe ekonomik të Turqisë. Sistemi i ri do të sjellë shumë ndryshime dhe transformime jo vetëm në udhëheqjen e shtetit por edhe në fushën e ekonomisë. Heqja e pengesave përpara zhvillimit ekonomik dhe arritja e shifrave të larta të rritjes ekonomike, përbëjnë vetëm disa nga objektivat që mendohet të arrihen në ekonomi së bashku me sistemin e ri. Ndërkohë që në tryezë shtrohen një nga një mundësitë që zbatimet e sistemit të ri do të sigurojnë për vendin, ato ka një rëndësi kritike sidomos për  hartën rrugore që do të ndiqet në fushën ekonomike.

Në procesin në vijim, ku ndihet nevoja për politikat e reformave strukturore, duket e domosdoshme që të ngrihen shifrat e rritjes ekonomike dhe për të siguruar që ato të kthehet në një gjendje të vazhdueshme duhet të përmirësohet ambienti i punës.  

Për të ulur përqindjen e papunësisë, që në vitin 2016 u deklarua të jetë 12,7% duhet qëndruar mbi mobilizimin e punësimit dhe duhen zhvilluar politikat për të arritur shifrën e punësimit të 2 milionë personave që është vënë edhe si synim në këtë fushë.

Veçanërisht duhen përshpejtuar punimet për të ulur nivelin 24% të papunësisë tek të rinjtë, që u deklarua në vitin 2016 si dhe për të rritur punësimin e grave.

Rezultati i arritur pas referendumit, tregoi besimin e popullit që së bashku me sistemin e ri do të ndërmerret një rrugë edhe me më shumë stabilitet. Vendimi për “Po” në referendum ka bërë që të arrihet besimi që ndjehet në sektorin reel. Kështu që pritet që të jetohet një rritje e investimeve të huaja direkt, si dhe pritet që investitorët vendas dhe të huaj me këtë sistem që merr për bazë stabilitetin dhe sigurinë të integrohen më shpejt në sistem.

Së bashku me sistemin e ri, për të arritur objektivat e saj të mëdha, Turqia duhet të vejë në plan të parë realizimin e revolucionit të katërt në industri. Sot të gjithë prodhuesit vendorë të Turqisë duhet ti përshtaten industrisë bazë të teknologjisë digjitale që hap perden e një epoke të re në industrinë botërore. Për të realizuar një transformim cilësor në prodhim duhet të krijohet një sistem integrimi veçanërisht në zhvillimet teknologjike.

Kurse në sektorin e financës, që është një nga sektorët më aktivë të investitorëve të huaj, pritet që të shihen pasqyrime pozitive nga stabiliteti që do të sigurohet në politikë. Në këtë proces, në politikat monetare, duhet të synohet stabiliteti edhe më i theksuar në këmbimin dollarë/lira turke dhe kjo duhet të shtrihet në një periudhë të gjatë.

Veçanërisht investitorët e huaj që kanë aktivitete në sektorin energjetik dhe që mund ta nxjerrin efektivitetin e vendit në plan të parë, duhet të ndiqen edhe nga më afër. Duke hedhur sytë prapa, vëmë re se gjatë 10 viteve të fundit Turqia ka importuar rreth 44 miliardë dollarë energji dhe kjo është një dosje e lartë importi e energjisë së Turqisë.  

Në ditët tona, kur nevoja e burimeve të energjisë vendore ndjehet sa vjen edhe më shumë, zhvillimet e përjetuara në fushën e energjisë vendore janë shpresëdhënëse. Për arritjen e një përshpejtimi në çështjen e energjisë së rinovueshme, uljen e barrës mbi centralet që prodhojnë energji nga burimet e importuara dhe sigurimin e shumëllojshmërisë së energjisë, ndërtimi i centraleve të energjisë bërthamore dhe investimet e tjera në këtë fushë të investitorëve vendas dhe të huaj kanë një rëndësi jetësore.

Turqia duke reduktuar vartësinë nga burimet energjetike të importuara dhe duke i dhënë prioritet burimeve vendore do të mund të reduktojë dukshëm deficitin buxhetor.

Gjithashtu objektivat strategjike 10-vjeçare, që kanë vënë në shesh politikën e energjisë kombëtare, që përcakton vizionin e ri në energji, do ta bëjnë Turqinë një nga vendet më të rëndësishme të rajonit.

Në procesin e ri të ndryshimit të sistemit, përcaktimi i politikave të fokusuara tek periudhat afatgjata dhe stabiliteti në fushën e ekonomisë, ka një rëndësi të madhe për sa i përket vazhdimësisë (jetëgjatësisë) së reformave. Këto nisma që do të mbështesin rritjen ekonomike do të ndikojnë edhe përfitimin e treguesve të shëndetshëm makroekonomik. Proceset e transformimit shumë dimensional që do të kalojnë sektorët e industrisë, financës, krahu i punësimit dhe sektori i energjisë, në të ardhmen, do të përbëjnë gurët themelorë të një Turqie të ngritur mbi themele të fuqishme ekonomike.



Lajme të ngjashme