Cipras: Greqia e gatshme për një marrëveshje me kreditorët

Kryeministri grek, Aleksis Cipras siguroi se qeveria e tij do të përmbushte objektivat për të arritur më 22 maj një marrëveshje me kreditorët para zhbllokimit të këstit të ri të kredisë për Greqinë.

Cipras: Greqia e gatshme për një marrëveshje me kreditorët

“Prioritet është arritja e objektivave për të siguruar nënshkrimin e marrëveshjes më 22 maj”, deklaroi Cipras në Bruksel, duke iu referuar datës së Eurogrupit të ardhshëm, takimit të ministrave të Financave të eurozonës.

Kreditorët e Greqisë, Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar rinisën sot auditimin e reformave të vëna në zbatim nga ana e Greqisë për të përmbushur kërkesat e kreditorëve.

Divergjencat e vazhdueshme në lidhje me liberalizimin e tregut të punës dhe privatizimit të pjesshëm të kompanisë për furnizimin me energji elektrike PPC, dy çështje të ndjeshme për qeverinë e majtë të Aleksis Cipras.



Lajme të ngjashme