Schaeuble : G20 nuk shqetësohet nga proteksionizmi i Trump

Ekonomitë kryesore në botë favorizojnë tregtinë e liberalizuar, por nuk janë të shqetësuara nga prirjet proteksioniste të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha dje në Uashington ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble.

Schaeuble : G20 nuk shqetësohet nga proteksionizmi i Trump

Aktualisht, Gjermania mban presidencën e radhës të G20-ës,të ekonomive kyçe të përparuara dhe atyre në zhvillim. Ministri, Schaeuble zhvilloj muajin e kaluar një mbledhje të ministrave të Financave të G20-ës, të cilët u mblodhën përsëri këtë javë në Uashington në kuadër të takimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ai theksoi se sekretari amerikan i Thesarit, Stiven Munchin u ka komunikuar homologëve të tij të G20-ës se administrata e re e Trump-it  nuk i ka marrë ende vendimet përfundimtare mbi çështjet, përfshirë edhe politikën tregtare.

Trump, hodhi poshtë partneritetin Trans-Pacifik, një pakt tregtar i 12 vendeve, menjëherë pas marrjes së detyrës në janar duke shprehur qartë një preferencë  për marrëveshjet dypalëshe të tregtisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, sugjeroi që marrëveshja tregtare e SH.B.A.-së të ishte dypalëshe.

Gjermania po planifikon një samit të udhëheqësve të G20-ës në korrik, në Hamburg.



Lajme të ngjashme