Shifrat e turistëve në Turqi tregojnë rritje pa filluar sezoni turistik

Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Antaljas, Menderes Tyrel (Menderes Türel) bëri të ditur se këtë vit presin që numri i turistëve të jetë mbi 9 milionë.

Shifrat e turistëve në Turqi tregojnë rritje pa filluar sezoni turistik

Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Antaljas, Menderes Tyrel (Menderes Türel) bëri të ditur se këtë vit presin që numri i turistëve të jetë mbi 9 milionë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Bashkia e Metropolit të Antaljas, bëhet e ditur se Kryetari i Bashkisë Mendere Tyrel u takua në Manavgat me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, punonjësit e medias, të zgjedhurit lokalë (myftar) dhe kryetarët e lagjeve.

Në mbledhje ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe foli plot shpresa për turizmin.

Ai tha se duke vënë re shifrat e deritanishme presin që në krahasim me vitin e kaluar të ketë një rritje me më shumë se 3 milionë turistë rusë.

Ai tha gjithashtu se ana me të cilën nuk mund të konkurrojnë me Turqinë vendet e tjera janë produktet cilësore dhe çmimet e ekuilibruara.

Tyrel bëri të ditur se turistët e kanë të pamundur të marrin shërbimin cilësor me çmimet e Turqisë në një vend tjetër të botës dhe shtoi se këtë vit presin që në Antalja të vijnë rreth 2 milionë turistë gjermanë.

Ai u shpreh se vitin e kaluar në Antalja erdhën më shumë se 6 milionë turistë.

“Këtë vit kjo shifër do të jetë mbi 9 milionë. Ne shohim se do të kalojmë një sezon më të mirë në krahasim me vitin e kaluar” tha Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Antaljas, Menderes Tyrel.



Lajme të ngjashme