Allbajrak: Do të zhvillojmë kërkime në det me objektiv 5 milionë ton depozitim nafte

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha se me anijen e re të eksplorimit do të zhvillojnë aktivitetet e kërkimit në Detin e Zi dhe në Mesdhe.

Allbajrak: Do të zhvillojmë kërkime në det me objektiv 5 milionë ton depozitim nafte

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha se me anijen e re të eksplorimit do të zhvillojnë aktivitetet e kërkimit në Detin e Zi dhe në Mesdhe.

“Turqia nuk është në nivelin e dëshiruar për depozitimin e naftës” tha Allbajrak duke shtuar se “Objektivi ynë është depozitimi me kapacitet 5 milionë ton. Ne do ta vejmë këtë në jetë me një pozicionim të shpejtë gjeografik në mënyrë që Turqia të mos përjetojë shqetësime brenda vendit me një krizë të vogël” tha Allbajrak.  

“Në periudhën në vijim edhe në lidhje me qymyrin vendas, do të fillojmë një proces infrastrukturor me një strategji shumë të ngjeshur investimi, qasje ambientaliste më të përparuar se ato aktuale në botë dhe me një aspekt largpamës. Nëse kemi burim vendor ne jemi të detyruar ta përdorim deri në fund” tha Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore.

Ai tha gjithashtu se nuk do të lenë asnjë Zonë të  Organizuar Industriale, që është gur-themeli i ekonomisë pa çuar gazin natyror.  

“Çdo vend i virgjër dhe zonë e hapur për zhvillim është minierë për ne. Me bashkëpunimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Kërkimeve dhe Eksplorimeve Minerare (MTA) do të krijohen partneritete dhe do të fillojmë një procesi në pikën e studim-kërkimeve zonale” tha Allbajrak.

“Harta gjeofizike e Turqisë do të përfundojë në 2018. Nëpërmjet kësaj harte do të shikojmë si me “radiografi” duke filluar që nga shtresa bimore deri tek struktura topografike duke nxjerrë në shesh burimet që zotëron Turqia” u shpreh Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak.



Lajme të ngjashme