Athina kërkon një samit të eurozonës në rast të dështimit të Eurogrupit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, i kërkoi të mërkurën Presidentit të KE-së, Donald Tusk, thirrjen e një samiti të vendeve të eurozonës nëse nuk do të arrihej një marrëveshje për Greqinë në takimin e 19 ministrave të Financave të Eurogrupit...

Athina kërkon një samit të eurozonës në rast të dështimit të Eurogrupit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, i kërkoi të mërkurën Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, thirrjen e një samiti të vendeve të zonës euro nëse nuk do të arrihej një marrëveshje për Greqinë gjatë takimit të 19 ministrave të Financave të Eurogrupit, ditën e premte.

“Nëse nuk do të ketë zhvillime të suksesshme, i kërkoj Presidentit të KE-së, Donald Tusk, të ndërmarrë iniciativa për të thirrur një samit të vendeve anëtare të eurozonës”, theksoi Tsipras në përfundim të bisedimeve me shefin e Këshillit Evropian, që ishte për vizitë në Athinë.

Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve, Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe FMN-së, për disbursimin e kredive të reja për Greqinë në këmbim të reformave, kanë pasur vonesa të shumta.



Lajme të ngjashme