Nafta e papërpunuar Brent arrin çmimin më të lartë të kohëve të fundit

Nafta e papërpunuar e tipit Brent arriti çmimin 54,58 dollarë për fuçi ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) 51.43 dollarë për një fuçi.

Nafta e papërpunuar Brent arrin çmimin më të lartë të kohëve të fundit

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent, të mërkurën ka arritur çmimin prej 54.58 dollarë për një fuçi, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) 51.43 dollarë për një fuçi, ose 1.35 për qind rritje nga një ditë më parë. 

Të premten, që është dita e fundit e javës për tregtim në bursë, çmimi i naftës së papërpunuar Brent ishte stabilizuar në rreth 53 dollarë.

Të hënën, çmimi shkoi në 53.66 dollarë për një fuçi. 

Çmimet e naftës kanë shënuar një rritje të mërkurën, duke arritur çmimin më të lartë në periudhën e fundit njëmujore, që është stimuluar nga ndërprerja e prodhimit në Detin e Veriut e cila pritet të ndikojë në rezervat e naftës në SHBA.



Lajme të ngjashme