Franca me Gjermanë janë të hapura për reformimin e eurozonës

Kandidati i socialistëve francezë për presidencialet, Benoit Hamon pas takimit që pati në Berlin me Angela Merkel tha se kancelarja është e hapur për demokratizimin e vendimeve që merren në zonën euro.

700891
Franca me Gjermanë janë të hapura për reformimin e eurozonës
eurogrupa-odobrila-10-milijardi-eura-pomoci-juznom-kipru_trt-bosanski-17635.jpg

Angela Merkel është e hapur mbi një demokratizim të vendimeve të marra në zonën euro, theksoi të martën në Berlin kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale franceze, Benoit Hamon, pas një takimi me kancelaren gjermane.

Hamon propozon të zëvendësojë Eurogrupin, forumi i ministrave të Financave të eurozonës, me një asamble të re të përbërë nga deputetë të dalë nga Parlamentet kombëtare dhe nga Parlamenti Evropian.

Ky forum do të jetë kompetent në çështjet e buxhetit apo të politikave të harmonizimit fiskal dhe social.

“Kancelarja mi shprehu rezervat që ajo mund të kishte në aspektin juridik dhe mbi vështirësinë politike për të aplikuar një zgjidhje të tillë, por nuk e mbylli portën për diskutim që për mua është një pikë pozitive”, deklaroi për median Hamon, pas takimit me Merkel në Kancelarinë gjermane në Berlin.



Lajme të ngjashme