Rusia vazhdon të paguajë borxhet e Bashkimit Sovjetik

Rusia brenda 45 ditëve do të rikthejë Bosnjë-Hercegovinës të gjitha borxhet e prapambetura nga koha e Bashkimit Sovjetik.

Rusia vazhdon të paguajë borxhet e Bashkimit Sovjetik

Zv.ministri i Financave të Rusisë, Sergey Storçak tha se kanë rënë dakord me Bosnjë-Hercegovinën për shlyerjen e borxhit të fundit që ka mbetur nga periudha e Bashkimit Sovjetik.

Brenda 45 ditëve Bosnjë-Hercegovinës do ti paguajmë 125 milionë e 200 mijë dollarë, sqaroi Storçak, duke shtuar se kështu Rusia ka shlyer të gjitha borxhet e trashëguara nga Bashkimi Sovjetik.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 Rusia kishte marrë përsipër borxhin 66 miliardë dollarësh, shumica e të cilit kishte qenë ndaj vendeve perëndimore.



Lajme të ngjashme