Ministrat e Financave dhe drejtuesit e Bankave Qendrore të G20-s mblidhen në Gjermani

Të premten, nën presidencën e radhës së Gjermanisë, nisi punimet në qytetin Baden-Baden takimi i ministrave të Financave dhe drejtuesve të Bankave Qendrore të vendeve anëtare të G20-s...

Ministrat e Financave dhe drejtuesit e Bankave Qendrore të G20-s mblidhen në Gjermani

Të premten, nën presidencën e radhës së Gjermanisë, nisi punimet në qytetin Baden-Baden takimi i ministrave të Financave dhe drejtuesve të Bankave Qendrore të vendeve anëtare të G20-s.

Në këtë takim, Turqia përfaqësohet nga zv/kryeministri Mehmet Simsek.

I shoqëruar nga një delegacion me pjesëmarrje të gjerë, Mehmet Simsek mbërriti paradite në Gjermani për mbledhjet e G20-s, ku do të mbajë fjalime në panele të ndryshme.

Zv/kryeministri Simsek, ndërkaq, do të realizojë takime edhe një numër të madh grupesh investuese.

Kurse në mbledhjen e G20-s, ku do të përcillet mesazhi “për një qëndrim të qartë kundër proteksionizmit në rritje”, do të trajtohen çështje me peshë globale si përforcimi i fleksibilitetit ekonomik në fushën e financës, trajtësimi i digjitalizimit dhe nxitja e investimeve në Afrikë.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble dhe presidenti i Bundesbankës gjermane, Jens Weidmann, do të vlerësojnë rezultatet e bisedimeve në kuadër të takimit të G20-s gjatë një konference të përbashkët shtypi, ditën e shtunë.

Bisedimet ndërmjet ministrave të Financave dhe drejtuesve të Bankave Qendrore realizohen me cilësinë e përgatitjeve për çështjet financiare të Samitit të G20-s, i cili do të mbahet në Hamburg më 7-8 korrik 2017, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve/qeverive të vendeve anëtare.

G20-a formohet nga 19 shtete individuale, të cilat përfaqësojnë ekonomitë më të mëdha të botës, si dhe nga Bashkimi Evropian.



Lajme të ngjashme