Dijsselbloem: Aeroporti i 3-të i Stambollit nxjerr jashtë loje aeroportin e Amsterdamit

Ministri i Financave të Holandës, Jurun Dajseoblum (Jeroen Dijsselbloem) tha se nëse hapet aeroporti i 3-të i Stambollit (i cili vazhdon të ndërtohet), kjo do të sillte fundin e aeroportit Schipol në Amsterdam.

Dijsselbloem: Aeroporti i 3-të i Stambollit nxjerr jashtë loje aeroportin e Amsterdamit

Turqia ka ngjallur frikë në Evropë me projektet gjigande që ka realizuar dhe ka në të plan të bëjë si: “Kanali i Stambollit”, “Aeroporti i 3-të”, “Ura e Sulltan Javuz Selimit” dhe tunelet (për metro dhe automjete) që bashkojnë dy anët e Stambollit duke kaluar nën Ngushticën e Bosforit.

Nga Ministri i Financave të Holandës, Jurun Dajseoblum erdhi një deklaratë në cilësinë e pohimit gjatë lidhjes së tij me telefon në një emision televiziv.

“Aeroporti i Amsterdamit ka kapacitet të mirëpresë në vit 55 milionë pasagjerë. Kur të fillojë të punojë aeroporti i 3-të që po ndërtohet në Stamboll, kemi të bëjmë me një situatë që mund të na prekë me më shumë se 25%. Dhe një diçka e tillë është mjaft me risk për ekonominë holandeze. Ndoshta me miliona euro do të na avullojnë nga duart”, tha Dajseoblum.



Lajme të ngjashme