Eurostat: Shqipëria, në vendin e 7-të në Evropë për energjinë e rinovueshme

Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian njoftoi se burimet e rinovueshme zënë 34,9 për qind të prodhimit të përgjithshëm energjetik të Shqipërisë duke e renditur këtë vend të 7-tin në Evropë...

Eurostat: Shqipëria, në vendin e 7-të në Evropë për energjinë e rinovueshme

Burimet e rinovueshme zënë 34,9 për qind të prodhimit të përgjithshëm energjetik të Shqipërisë. Të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian (Eurostat) i referohen vitit 2015 dhe shërbejnë si bazë krahasuese me vendet e tjera të Evropës dhe të rajonit.

Unioni ka vendosur si objektiv të rëndësishëm që burimet e rinovueshme të arrijnë nivelin 20 për qind të prodhimit të përgjithshëm energjetik brenda vitit 2020. Ndër 34 vendet e analizuara, Shqipëria është e 7-ta në listën e vendeve që kanë një përqindje të lartë të burimeve të rinovueshme të energjisë, si dhe një ndër 15 vendet që e ka nivelin mbi 20 për qind, i cili është edhe objektivi i BE-së.

Burimet e energjisë së rinovueshme përfshijnë ato diellore, fotovoltaike, hidrike, eolike (të erës), energjinë gjeotermike dhe të gjitha format e biomasës.



Lajme të ngjashme