Turqit edhe këtë vit do të vizitojnë lirshëm ishujt grekë

Zv.ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Yorgos Katrougalos tha se do të zgjatet me një vit udhëzimi i Komisionit Evropian për marrjen e vizës në kufi gjatë udhëtimit për në ishujt grekë.

Turqit edhe këtë vit do të vizitojnë lirshëm ishujt grekë

Zv.ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Yorgos Katrougalos tha se do të zgjatet me një vit udhëzimi për marrjen e vizës në kufi gjatë hyrjes në ishujt grekë.

Përgjigjja zyrtare e Komisionit Evropian në lidhje me këtë çështje Athinës pritet ti komunikohet në ditët në vijim, sqaroi Katrougalos.  

Duke folur për përpjekjet që ka bërë qeveria e Athinës për ndryshimin e vendimit të dhënë më parë në kahun e kundërt nga Komisioni, Yorgos Katrougalos tha: “Më në fund përpjekjet tona dhanë rezultat. Komisioneri i Emigracionit, Dimitris Avramopulos, kryetarëve të bashkive të ishujve të interesuar për këtë çështje u tha dje në Bruksel se udhëzimi për të dhënë “viza në kufi” është zgjatur edhe për një vit”.

Udhëzimi i Komisionit Evropian, i cili është i vlefshëm që nga viti 2012 e këtej për periudhën prill-tetor dhe që përfshin ishujt Midilli (Lesvos), Sakız (Hios), Rodos, İstanköy (Kos), Sömbeki (Simi), Sisam (Samos) dhe Meis (Megisti), u siguron një lehtësi të rëndësishme turistëve turq që vizitojnë ishujt gjatë sezonit turistik, duke u dhënë atyre viza në port (në hyrje).

Qytetarët turq që vizitojnë ishujt grekë, të cilët kanë marrë një goditje me krizën e emigrantëve dhe kanë pësuar rënie në të ardhurat nga turizmi, përbëjnë pothuajse gjysmën e numrit total të turistëve që thithin këta ishuj në sezon.



Lajme të ngjashme