BE: Pas Brexit disa vende do të paguajnë më shumë

Komisioneri evropian i Buxhetit, Gunther Oettinger në një intervistë për të përditshmen gjermane “Handelsblatt” tha se disa vende anëtare të BE-së duhet të kontribuojnë më shumë në buxhetin evropian pas daljes së Britanisë së Madhe (Brexit).

BE: Pas Brexit disa vende do të paguajnë më shumë

Disa vende anëtare të BE-së duhet të kontribuojnë më shumë në buxhetin evropian pas daljes së Britanisë së Madhe, vlerësoi komisioneri evropian i Buxhetit në një artikull të publikuar të martën në median gjermane.

“Nuk mendoj se kontribuesit neto janë gati të marrin përsipër të gjithë kontributin britanik”, deklaroi Gunther Oettinger në një intervistë për të përditshmen gjermane “Handelsblatt”.

“Por, Polonia dhe përfituesit e tjerë neto nuk do të pranojnë nga ana tjetër që ndihmat për rajonet strukturalisht të dobëta të reduktohen me nëntë miliard euro në vit. Pra ne duhet të gjejmë një mesatare të drejtë”, theksoi ai.

Britania e Madhe është një nga kontribuesit neto kryesorë në buxhetin evropian, bashkë me Gjermaninë dhe Francën, që do të thotë se kontributi i këtyre vendeve është më i madh nga ajo që marrin nga BE-ja.



Lajme të ngjashme