Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Izraeli do të japë viza 3-vjeçare për biznesmenët turq

Konsulli i Përgjithshëm i Izraelit në Stamboll, Shai Cohen në fjalën që mbajti në Forumin e Biznesit Turqi-Izrael tha se për biznesmenët turq planifikojnë viza 3-vjeçare dhe me shumë hyrje.

Izraeli do të japë viza 3-vjeçare për biznesmenët turq

Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TIM) reflektimet në eksport të marrëdhënieve turko-izraelite, të cilat kanë hyrë në procesin e normalizimit, i shtroi për diskutim në Forumin e Biznesit Turqi-Izrael.

Duke folur në forum, Konsulli i Përgjithshëm i Izraelit në Stamboll, Shai Cohen tha se kanë konstatuar një ndryshim shumë të madh në marrëdhëniet reciproke dhe se efektet pozitive të procesit të pajtimit kanë nisur ti shikojnë tek të gjitha grupet e interesit.

Në një takim që u mbajt në Ankara tri javë më parë, vijoi Cohen, u mor vendim për rinovimin e marrëdhënieve në shumë fusha. Në këtë mbledhje ne morëm vendim për të lidhur marrëveshje të reja, veçanërisht në kontekstin ekonomik dhe për rinovimin e marrëveshjeve të vjetra, shtoi konsulli izraelit.

Cohen tha se lloji i vizës që mendohet për biznesmenët turq do të jetë e tipit 3-vjeçar dhe që do të vlejë për shumë hyrje. 3 javë do të jenë të mjaftueshme që biznesmenët turq të kryejnë të gjitha procedurat dhe plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm para se të shkojnë në Izrael.

Në lidhje me barrierat jo-tarifore që hasen në importin e fruta-perimeve konsulli Cohen tha se do ta bisedojë çështjen me zyrtarët në Izrael dhe do të informojnë biznesmenët turq sa më shpejt të jetë e mundur.



Lajme të ngjashme