FMN: Greqia duhet të bëjë më shumë progrese për të kapërcyer mosmarrëveshjet

Fondi Monetar Ndërkombëtar përshëndeti të hënën lëshimet e bëra nga Greqia për zgjidhjen e ngërçit me kreditorët dhe për të çuar përpara planin e shpëtimit, por theksoi se më shumë progrese mbeteshin të nevojshme...

FMN: Greqia duhet të bëjë më shumë progrese për të kapërcyer mosmarrëveshjet

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përshëndeti të hënën lëshimet e bëra nga Greqia për zgjidhjen e ngërçit me kreditorët dhe për të çuar përpara planin e shpëtimit, por theksoi se më shumë progrese mbeteshin të nevojshme.

Në përfundim të takimit të ministrave të Financave të eurozonës në Bruksel, Athina pranoi të merrte masa që do të mundësonin përmbushjen e objektivave të vendosura nga kreditorët evropianë.

“Mbi këtë bazë ne kemi pranuar të ridërgojmë misionin (përfaqësuesit e kreditorëve të Greqisë, zonës euro dhe FMN-së) në vend”, theksoi FMN-ja në një komunikatë.

“Më shumë progrese do të ishin të nevojshme për të kapërcyer mosmarrëveshjet mbi çështje të tjera të rëndësishme dhe është shumë herët për të spekuluar mbi perpektivën e arritjes së një marrëveshjeje gjatë këtij misioni”, theksoi FMN-ja.

Greqia pranon të bëjë lëshime për arritjen e marrëveshjes me kreditorët

Qeveria greke pranoi vendosjen që prej ditës së hënë të masave që do të mundësojnë përmbushjen e objektivave buxhetore të vendosura nga kreditorët evropianë duke mundësuar gjithashtu avancimin e planit të shpëtimit, bënë të ditur burime të qeverisë.

“Ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos, theksoi për institucionet, që përfaqësojnë kreditorët, se ishte dakord për paravendosjen e masave për të përmbushur objektivat”, theksoi një burim i afërt me këtë çështje.

Pas njoftimit të këtij koncesioni, sipas një burimi tjetër të afërt, presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, njoftoi rikthimin në të ardhmen e shefave të misionit në Athinë për të finalizuar marrëveshjen.



Lajme të ngjashme