Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Plani i Trumpit për murin, shtyn Meksikën të gjejë partnerë të rinj tregtarë

Meksika do të kërkojë marrëveshje tregtare me vende të tjera, pasi presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do të taksonte eksportet e saj drejt SHBA-së, deklaroi ministri i Jashtëm meksikan, Luis Videgaray për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

Plani i Trumpit për murin, shtyn Meksikën të gjejë partnerë të rinj tregtarë

“Qëllimi ynë kryesor është që Meksika të jetë pranë pjesës tjetër të botës”, tha ai gjatë një interviste në Frankfurt, ku u mblodhën ministrat e Jashtëm të G20-ës.

Meksika po kërkon aktualisht marrëveshje me Evropën, Argjentinën dhe Brazilin.

Presidenti Trump ka njoftuar planet për ndërtimin e një muri “të mrekullueshëm” përgjatë kufirit jugor amerikan si edhe të taksonte Meksikën që të paguante për murin, çka ka irrituar vendin fqinj deri në anulimin e një takimi mes Trumpit dhe homologut të tij meksikan, Enrique Pena Nieto, janarin e kaluar.

“Jemi në një moment përcaktues”, thotë Videgaray.

“Vendimet që do të marrim gjatë pak muajve të ardhshëm, ndoshta do të diktojnë bashkekzistencën mes Meksikës dhe SHBA-së për dekadat e ardhshme”, saktëson ai.

”Nuk kemi plane për një takim të ri mes dy presidentëve si edhe për çështjen e murit”, thekson Videgaray.

”Rinegocimi i Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë për Amerikën Veriore (NAFTA) mund të fillojë në qershor dhe disa ndryshime mund të jenë të mira si e-commerce që nuk ekzistonte kur kjo marrëveshje hyri në fuqi në vitin  1994”, thotë ai.

Trump e ka sulmuar në mënyrë të përsëritur NAFTA-n, që krijoi një nga zonat më të mëdha në botë të tregtisë së lirë, duke thënë se ajo ishte një nga marrëveshjet tregtare më të këqija që vendi i tij kishte nënshkruar ndonjëherë.

Në fillim të shkurtit, Videgaray u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, i cili pritet të vizitojë Meksikën të enjten e ardhshme.



Lajme të ngjashme