NATO kërkon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Në një deklaratë që bëri sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e gjykoi të rëndësishme për Aleancën çështjen e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen.

NATO kërkon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e gjykoi sot të rëndësishme për Aleancën çështjen e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen duke u kërkuar aleatëve të vazhdojnë përpjekjet e regjistruar për këtë plan në vitin 2016.

Një ditë para pritjes për herë të parë në Bruksel të sekretarit të ri amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, Stoltenberg njoftoi një rritje prej 3,8 për qind në vitin 2016 të shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët evropianë dhe Kanadaja.

“Gjëja më e rëndësishme është t’ia dalim për këtë plan, ne duhet të bëjmë më shumë “, theksoi ai.



Lajme të ngjashme