Kanadaja paralajmëron SHBA për vendosjen e taksës doganore

Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland, i bëri të ditur sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, se një taksë doganore mbi prodhimet kanadeze do të çonte në masa të ngjashme si përgjigje...

Kanadaja paralajmëron SHBA për vendosjen e taksës doganore

Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland, i bëri të ditur sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, se një taksë doganore mbi prodhimet kanadeze do të çonte në masa të ngjashme si përgjigje.

“Ne nuk dimë se cili do të jetë qëndrimi i SHBA-së për sa i përket çështjes së të drejtave doganore, por përfitoj nga rasti për të qenë shumë e qartë dhe të them se Kanadaja mendon se kjo do të ishte një ide e keqe”, theksoi ajo.

“Shpresoj që kjo të jetë e nevojshme për homologun amerikan që t’i përcjell drejtpërdrejt nga ana ime pikëpamjet tona lidhur me këtë çështje”, deklaroi ministrja kanadeze në një konferencë telefonike në përfundim të takimit në Uashington me Rex Tillerson.

“Nëse amerikanët do të vendosin taksa në hyrje për prodhimet kanadeze, atëherë Kanadaja do të përgjigjet në mënyrën e duhur”, theksoi ajo.

Donald Trump ka kërcënuar herë pas here me vendosje të të drejtave doganore, nëse SHBA-ja gjykon se prodhimet e huaja bëjnë konkurrencë me ndërmarrjet amerikane.



Lajme të ngjashme