"Standard and Poor's" mban të pandryshuar vlerësimin për Shqipërinë në "B+"

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, "Standard and Poor’s", mban të pandryshuar vlerësimin e notës kreditore të Shqipërisë, në "B+", me perspektivë të qëndrueshme...

665365
"Standard and Poor's" mban të pandryshuar vlerësimin për Shqipërinë në "B+"

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, "Standard and Poor’s", mban të pandryshuar vlerësimin e notës kreditore të Shqipërisë, në "B+", me perspektivë të qëndrueshme.

"Ne presim që rritja ekonomike në Shqipëri të jetë solide gjatë periudhës 2017-2020, duke mbështetur konsolidimin buxhetor të qeverisë, pavarësisht rreziqeve të ndryshme, me të cilat mund të përballet buxheti, siç janë zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti", thuhet në raportin e "Standard and Poor’s".

Kjo agjenci beson se Shqipëria po bën progres gradual drejt forcimit të kuadrit institucional, e mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga përpjekjet për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Për këto arsye, ne konfirmojmë vlerësimin ‘B+/B’ për kredinë afatgjatë dhe afatshkurtër për Shqipërinë”, thuhet në raportin e "Standard and Poor’s.

Perspektiva e qëndrueshme reflekton të priturat se vazhdimi i konsolidimit fiskal dhe ulja e nivelit të borxhit në raport me prodhimin e brendshëm bruto do të balancojë dobësitë, që rrjedhin nga rreziqet ende të larta të Shqipërisë, në pozicionimin në tregjet financiare ndërkombëtare, gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Gjithashtu, sipas agjencisë, konfirmimi i nivelit "B+" reflekton progresin e bërë në vitet e fundit në konsolidimin fiskal, zhvillimin e ekonomisë dhe efektivitetin institucional.



Lajme të ngjashme