Le Pen kërkon taksa shtesë për punëtorët e huaj

Në një reportazh për të përditshmen franceze “Le Mond”, Le Pen kërkon t’i japë prioritet kombëtar punësimit nëpërmjet një takse shtesë për çdo kontratë të re të bërë me punonjës të huaj.

664444
Le Pen kërkon taksa shtesë për punëtorët e huaj

Le Pen kërkon t’i japë prioritet kombëtar punësimit nëpërmjet një takse shtesë për çdo kontratë të re të bërë me punonjës të huaj, deklaron ajo për të përditshmen franceze “Le Mond”.

“Në këtë mënyrë një pjesë e personave do të kërkojë të largohet sepse Franca nuk do të nxisë më imigracionin. Ndërsa për pjesën tjetër do të zgjidhen persona që përkojnë me disa kritere dhe që nuk peshojnë mbi financat publike”, theksoi Le Pen në një intervistë për “Le Mond”.

“Në bazë të gjithë kësaj është patriotizmi, çdo masë e adoptuar dhe çdo euro i shpenzuar duhet të mbrojë interesat e francezëve. Në veçanti duke iu dedikuar zgjidhjes së problemit të fuqisë blerëse”, vazhdoi ajo.



Lajme të ngjashme