Bursat evropiane në rënie pas komenteve amerikane për euron

Bursat evropiane kanë pësuar rënie pas komenteve ditën e martë të një këshilltari të Presidentit amerikan, Donald Trump, mbi vlerën e euros...

Bursat evropiane në rënie pas komenteve amerikane për euron

Bursat evropiane kanë pësuar rënie pas komenteve ditën e martë të një këshilltari të Presidentit amerikan, Donald Trump, mbi vlerën e euros.

“Dyshimet rreth Trumpit janë rritur sërish”, theksoi Jochen Stanzl, analist në CMC Markets.

“Edhe pse FTSE-100 nuk ka dalë shumë keq, tregjet evropiane kanë pësuar rënie ndërkohë që pasiguria vazhdon për shkak të çrregullimit aktual në SHBA”, theksoi Michael Hewson, analist në CMC Markets.

Peter Navarro, emëruar së fundi në krye të një këshilli të ri të tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, ka ngritur dyshimin duke vlerësuar se Gjermania shfrytëzon një euro “gjerësisht të nënvlerësuar” për të përdorur partnerët e saj kryesorë, përfshirë dhe SHBA-në.

“Është e komplikuar të konsiderosh TTIP-në (projekti i marrëveshjes së tregtisë transatlantike) si një marrëveshje shumëpalëshe për shkak të Gjermanisë, e cila vazhdon të shfrytëzojë vendet e tjera të Bashkimit Evropian me një “deutsche mark”, nënkuptuar që është zhvlerësuar shumë”, deklaroi ai për të përditshmen ”Financial Times”.

Eurostoxx 50 ka rënë me 0,98 për qind. Në Paris, indeksi CAC 40 ka humbur 0,75 për qind, me 4.748,90 pikë. Në Londër, indeksi FT SE ka humbur 0,27 për qind, me 7.099,15 pikë. Në Frankfurt, indeksi DAX ka humbur 1,25 për qind, me 11.535,31 pikë.



Lajme të ngjashme