Duma ruse miraton marrëveshjen e "Rrymës Turke"

Në deklaratën e bërë nga Duma thuhet se projekti i “Rrymës Turke” i kompanisë energjetike ruse “Gazprom” duke filluar nga viti 2019 do të ulë rreziqet e eksportit të gazit natyror drejt Turqisë dhe Evropës.

656002
Duma ruse miraton marrëveshjen e "Rrymës Turke"

Marrëveshja në lidhje me linjën gazsjellëse “Rryma Turke” u miratua edhe nga dhoma e ulët e parlamentit rus Duma.

Në deklaratën e bërë nga Duma thuhet se projekti i “Rrymës Turke” i kompanisë energjetike ruse “Gazprom” duke filluar nga viti 2019 do të ulë rreziqet e eksportit të gazit natyror drejt Turqisë dhe Evropës, ndërsa u tha se “Në saje të furnizimit të pandërprerë dhe të sigurt me gazin rus nëpërmjet Rrymës Turke, Rusa nga linja e parë do të fitoj 750 milionë dollarë në vit”.

Ndërkaq theksohet se linja e dytë që planifikohet të ndërtohet në kuadër të projektit, do të siguroj të ardhura shtesë për Rusinë pas përcaktimit të vendeve të cilat do të marrin gazin. Në kuadër të marrëveshjes pjesa që do të ndërtohet në det do të jetë e përjashtuar nga taksat.

Me anë të marrëveshjes ndërqeveritare të nënshkruar në tetor të vitit të kaluar në Stamboll planifikohet ndërtimi i dy linjave të gazsjellësit me kapacitet 15,75 miliardë metra kub në vit.

Parashikohet që nëpërmjet linjës së parë të dërgohet gazi në Turqi, ndërsa me anë të linjës së dytë për në Evropë në qoftë se merren garancitë e duhura.

Pritet që pjesa turke e linjës në fjalë të hyjë në funksion në vitin 2019.



Lajme të ngjashme