Britania sot vendos shinat për ndarjen nga BE-ja

Kryeministrja britanike, Theresa May do të vendosë sot një kurs drejtimi për një ndarje të pastër të vendit të saj nga Bashkimi Evropian.

Britania sot vendos shinat për ndarjen nga BE-ja

Kryeministrja britanike, Theresa May do të vendosë sot një kurs drejtimi për Britaninë e Madhe për një ndarje të pastër me Bashkimin Evropian, ndërkohë që prezanton planet për një Brexit  të vështirë jashtë tregut të vetëm të Bashkimit Evropian.

Kryeministrja britanike, May pritet të paraqesë përgatitjet për t’u larguar nga tregu i vetëm i BE-së, në mënyrë që t’i lejojë Britanisë së Madhe të kontrollojë emigrimin e qytetarëve të BE-së, sipas disa fragmenteve të fjalimit që ajo do të japë para ligjvënësve të BE-së.

Kryetitujt e lajmeve në median kryesore britanike nënvizojnë se May dëshiron një ndarje të pastër nga të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian.

Gazeta e përditshme britanike “The Guardian” shkruan se May do të konfirmojë se kërkesën  për t’u larguar nga tregu i  vetëm, por që Britania e Madhe do të mbetet një mikeshë e mirë e partnerëve evropianë.

“Ajo do të paraqesë një agjendë ambicioze për Britaninë e Madhe në rang global, dhe një vizion për një partneritet të ri strategjik me Evropën” njoftoi zyra e saj.



Lajme të ngjashme