Aksionet e automobilave gjermanë pësojnë rënia pas kërcënimeve të Trumpit

Aksionet e prodhuesve kryesorë gjermanë të makinave “Volkswagen”, “Daimler” kanë pësuar rënie në tregun e “Stock Market Frankfurt” pas paralajmërimeve të presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Aksionet e automobilave gjermanë pësojnë rënia pas kërcënimeve të Trumpit

Aksionet e prodhuesve  gjermanë të makinave pësuan rënie të hënën pasi presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump kërcënoi industrinë me gjobitje për shitjen e makinave në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, makina të cilat janë prodhuar në vende të tjera.

Ndërkohë aksionet e “Volkswagen” kanë rënë më shumë se dy për qind në tregun e “Stock Market Frankfurt” dhe aksionet e BMW-së ranë ndjeshëm me 1,25 për qind.

Aksionet e “Daimler”, prodhuesi i automjeteve “Mercedes-Benz”, janë më poshtë se 1,63 për qind.

Megjithatë, BMW-ja me bazë në Mynih replikoi ndaj vërejtjeve të Trumpit duke thënë se “BMW Group është në shtëpinë e saj në ShBA”.



Lajme të ngjashme