Vendet e Gjirit blejnë armë nga ShBA

Departamenti amerikan i Shtetit gjatë dy muajve të fundit miratoi shitjen e armatimit në vlerë 40,8 miliardë dollarë.

644002
Vendet e Gjirit blejnë armë nga ShBA

Vendet e Gjirit Persik blejnë armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim të përforcimit të mbrojtjes së tyre.

Departamenti amerikan i Shtetit gjatë dy muajve të fundit miratoi shitjen e armatimit për Kuvajtin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në vlerë 40,8 miliardë dollarë.

Pas miratimit në nëntor të vitit të kaluar të kërkesës së Kuvajtit për blerjen e 28 avionëve luftarak të tipit Boeing F/A-18 Super Hornet në vlerë 10 miliardë e 100 milionë dollarë, në dhjetor u miratua edhe shitja e  pajisjeve përcjellëse për tanket të tipit Abrams 218 M1A2.

Gjatë dhjetorit Kuvajti gjithashtu bleu edhe 250 pajisje të kombinuara për municione të drejtpërdrejta për bombat e telekomanduara të ashtuquajtura “Bomba të verbër” në vlerë 37 milionë dollarë.

Edhe Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe blenë helikopter transportues dhe sulmues në vlerë të përafërt.

Kërkesa e Arabisë Saudite për helikopter transportues të tipit Chinook 48 CH-47F në vlerë 3 miliardë e 500 milionë dollarë u miratua nga ana e Departamentit amerikan më 7 dhjetor.

Në datën e njëjtë departamenti në fjalë miratoi shitjen e 28 helikopterëve sulmues të tipit Apache AH-64 për Emiratet e Bashkuara Arabe në vlerë 3 miliardë e 510 milionë dollarë.

Ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit të kaluar bënë shitje të pajisjeve të ndryshme për këto dy vende në vlerë 2 miliardë dollarë.

Të gjitha shitjet e armëve të miratuara nga Departamenti amerikan i Shtetit realizohen pas hetimeve dhe miratimit nga ana e Kongresit.



Lajme të ngjashme