Koreja e Jugut gjobit kompaninë amerikane me 850 milionë dollarë

Autoritetet e konkurrencës në Korenë e Jugut kanë gjobitur kompaninë amerikane të mikroprocesorëve, “Qualcomm” me 850 milionë dollarë për praktika të padrejta të biznesit.

Koreja e Jugut gjobit kompaninë amerikane me 850 milionë dollarë

”Qualcomm”, që  u gjobit edhe në vitin 2009 për një rast të ngjashëm, ka thënë se gjoba është e paarsyeshme dhe se ka në plan të apelojë atë në gjykatë.

“Gjoba shkel kushtet e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha “Qualcomm”.

“Qualcomm” është po aq e rëndësishme për botën e smartfonëve për praktika të padrejta të biznesitve, sa edhe ”Intel” është për botën e laptopëve, duke  qenë se pothuajse çdo smartfon përmban një teknologji të “Qualcomm”.

Komisioni koreanojugor i Tregtisë së Drejtë (KFTC) akuzoi kompaninë për abuzim të pozitës dominuese në treg.

“Qualcomm” ka paguar një gjobë prej 975 milionë dollarë në Kinë dhe u detyrua të reduktojë tarifat e licencimit në ngarkim të prodhuesve kinezë të smartfonëve.

Gjithashtu, autoritetet e konkurencës në SHBA dhe Evropë po shqyrtojnë praktikat e biznesit “Qualcomm”.



Lajme të ngjashme