Simsek: Rezultatet e masave në sektorin real priten në çerekun e dytë të vitit 2017

“Viti 2016 ka qenë një vit shumë i vështirë, por krahas kësaj Turqia shfaqi një rezistencë të madhe”, deklaroi Simsek.

Simsek: Rezultatet e masave në sektorin real priten në çerekun e dytë të vitit 2017

Zëvendëskryeministri Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) deklaroi se rezultatet e masave të publikuara për sektorin real sipas të gjitha gjasave do të shfaqen në mënyrë të fuqishme në çerekun e dytë të vitit të ardhshëm.

Zëvendëskryeministri Shimshek i bëri një vlerësim rendit të ditës gjatë pjesëmarrjes në një program televiziv.

Gjatë vlerësimit të tij të bërë për ekonominë e vitit 2016 Shimshek tha se “Viti 2016 ka qenë një vit shumë i vështirë, por krahas kësaj Turqia shfaqi një rezistencë të madhe”.

Shimshek tërhoqi vëmendjen se vështirësitë në ekonomi kanë qenë shumëdimensionale, këtë vit me Rusinë pati tensionime të cilat u pasqyruan në ekonomi nëpërmjet kanaleve të turizmit dhe tregtisë. Shimshek gjithashtu rikujtoi se Turqia u ekspozua ndaj tentativës së grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga organizata terroriste gyleniste FETO dhe nëse shikohet në përgjithësi shohim se terrori ka formuar koalicion dhe se u jetua një periudhë e vështirë në luftën kundër terrorit.

Duke e bërë të ditur se bëhet fjalë për një periudhë kur rritja nga aspekti i ekonomisë botërore ka rënë pothuajse nën nivelin e 3%, tregtia globale ka rënë në nivelin e 1,7%, Mehmet Shimshek theksoi se nga aspekti pozitiv gjatë këtij viti u jetua procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Rusinë dhe se reformat kanë fituar në shtysë gjatë gjysmës së dytë të vitit.

“Reformat tregojnë efektin e tyre në afate të mesme dhe të gjata. Këto janë shumë të rëndësishme ku vjen deri tek normalizimi i kushteve  dhe zbutja e atmosferës. Si përfundim rrjedha e fondeve, investimet në Turqi, investimet nga jashtë janë faktorë të rëndësishëm”, deklaroi Shimshek.

Zëvendëskryeministri tërhoqi vëmendjen se në çerekun e fundit të vitit është vërejtur një gjallërim në nivelin e përdorimit të kapaciteteve dhe në vëllimin e kredive, ndërsa shtoi se “Unë besoj se rezultatet e masave të marra posaçërisht ndaj sektorit real, me theks në dimensionin kreditor, do ti shohim gjatë çerekut të dytë të vitit të ardhshëm”.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me rritjen e kursit të këmbimit të dollarit, Shimshek tha se këto probleme janë strukturore dhe se ato kërkojnë zgjidhje të tilla, ndërsa shtoi se gjatë ditëve në vijim do të mblidhet Këshilli i Stabilitetit Financiar, i cili do të shqyrtojë këtë problem.



Lajme të ngjashme