Erdoan: Mobilizimi kombëtar nuk bëhet vetëm me armë në dorë

“Të gjithë ata që shtyjnë për më vonë investimet, projektet e tyre dhe përpjekjet në këtë periudhë kritike, për mua mbajnë të njëjtën anë me ata që sulmojnë ekonominë tonë. Unë këtë e nënvizoj” tha Erdoan.

Erdoan: Mobilizimi kombëtar nuk bëhet vetëm me armë në dorë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ata që shtyjnë investimet janë në të njëjtën anë me ata që sulmojnë ekonominë tonë.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në Seancën e Përgjithshme të Këshillit për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK).

“Objektiva e Turqisë për të arritur në 1 trilion dollarë tregti të jashtme, 2 trilion dollarë të ardhura kombëtare dhe një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë mund të arrihet vetëm nëse punojmë të gjithë sëbashku. Nëse duhet të shprehem qartë, në krye të atyre që i dalin për zot objektivave tona të vitit 2023 janë biznesmenët tanë dhe veçanërisht anëtarët e DEIK” tha Erdoan dhe shtoi: “Ashtu siç kemi luftuar shpirt me organizatat terroriste si brenda ashtu edhe jashtë kufijve tanë jemi të detyruar që të njëjtin vendosmëri ta tregojmë edhe kundër sulmeve ndaj ekonomisë sonë. Trimat që kanë vënë në shesh gjënë më të shtrenjtë për ta, jetën, për të mbrojtur vendin dhe kombin, duhet të jenë shembull ndaj atyre që duhet përdorin kapitalin për të njëjtën arsye.

Për të nxjerrë të dështuara sulmet ndaj ekonomisë së Turqisë së bashku me shtetin edhe juve (botës së biznesit) i takojnë detyra shumë të rëndësishme. Të gjithë ata që shtyjnë për më vonë investimet, projektet e tyre dhe përpjekjet në këtë periudhë kritike, për mua mbajnë të njëjtën anë me ata që sulmojnë ekonominë tonë. Unë këtë e nënvizoj”.

Presidenti Erdoan tha gjithashtu se “Qeveria dha shumë mbështetje shtesë për botën e biznesit, zejtarët, artistët duke filluar nga amnistia e taksave dhe regjistrimeve deri tek lehtësimi i kredisë dhe qeveria do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj edhe në të ardhmen. Në shkëmbim të kësaj nga bota e biznesit kemi vetëm një pritje; të përshpejtojë qarkun e ekonomisë dhe të gjallërojë tregjet. Sepse arsyeja më e rëndësishme e shqetësimit që jetohet është se të gjithë kanë kaluar në gjendjen e pritjes. Për këtë arsye unë them mobilizim kombëtar dhe këtë nuk e them kot. Ajo që unë e quaj “mobilizim kombëtar” nuk do të thotë “merr në dorë armën e dil në rrugë”. Edhe të vihesh në veprim për ekonominë do të thotë një “mobilizim kombëtar” tha Presidenti Erdoan.

“Në këtë vend duhet të bëhet investim, ne nuk kemi zgjedhje tjetër. Nëse këto investime bëhen në kushtet më të vështira ky vend nuk do të shembet por nëse investimet ndalojnë, ndalon edhe ky vend, mos e thëntë Zoti” tha Erdoan.  

“Në hyrje të mbledhjes një vëlla më tha: ”Ne kemi këmbyer 100 milion dollarë”. Kjo është e gjithë çështja. Nëse ne investojmë askush nuk e mposht këtë vend dhe nuk do ta mposhtin dot edhe në të ardhmen” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.



Lajme të ngjashme